Nënshkruhet marrëveshja e kontrollit të përbashkët kufitar Kosovë-Shqipëri
Ministri i Punëve të Brendshme. Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla, kanë nënshkruar sot në Qafë Morinë të Gjakovës marrëveshjen e kontrollit të përbashkët kufitar.
Nënshkrimi i protokollit për zbatim të kontrollit të përbashkët u bë në prani të organeve policore të Kosovës dhe Shqipërisë.
Dy ministrat thanë se pas këtij akti zyrtar ndërshtetërorë do të krijohen rrethana lehtësuese për banorët e dy shteteve, e në veçanti për pikat kufitare Qafë Morinë, Qafë Prush, Krushevë, Glloboçicë, dhe Orçush.