Nënkryetari i Këshillit Grevist: Urojmë që qeveria të reflektojë dhe të gjejmë gjuhë të përbashkët
Nënkryetari i Këshillit Grevist, Ali Gashi, ka folur për grevat e paralajmëruara nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) më 25 gusht.
Gashi ka kërkuar nga Qeveria që të reflektojë dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët.
Ai ka thënë se kërkesat e BSPK janë që të bëhet miratimi i ligjit të pagës dhe të bëhet implementimi i saj ndërsa deri sa të zbatohet të ndahen 100 euro për punëtorët e sektorit privat, po ashtu edhe fillimi i implementimit të sigurimit shëndetësor dhe skemat pensionale të financuara nga shteti.
“Ne kohë pas kohe kemi pasur kontakte të ndryshme me Qeverinë, por ne presim veprime konkrete, sepse qe një vit kemi pasur kërkesat e njëjta”, ka thënë Gashi për Dukagjinin.
Ndryshe, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka thënë se më 10 gusht të vitit 2022 kryesia e Sindikatave të Bashkuara të Kosovës kanë mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme për shkak se është përkeqësuar gjendja ekonomike e sociale e të punësuarve të Republikës së Kosovës.