Nënkryetares së Zveçanit i digjen dy lokale, rasti po hetohet nga Policia e Kosovës - NACIONALE

Nënkryetares së Zveçanit i digjen dy lokale, rasti po hetohet nga Policia e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy lokale janë djegur sot në Zveçan të Kosovës.

Sipas Kohës, këto dy lokale të dejgura ndodhen në qendër të Zveçanit e ngjitur me njëri-tjetrin dhe janë pronë e Natash Tomaniq, nënkryetare e Komunës së Zveçanit.

Policia ka dhënë detaje shtesë për këtë rast.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin butikut të saj, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Lidhur me rastin ankuesja dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar. Sipas ankueses, vlera e dëmit është e lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme