Nënës së Thaçit i përkeqësohet gjendja shëndetësore, s`dihet nëse ish-presidenti do të vijë në Kosovë
Nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Burimet e gazetës Nacionale kanë treguar se nëna e ish-presidentit është në gjendje të rendë shëndetësore.
I njëjti burim ka thënë se ajo që disa ditë është shtrirë në spital.
“Është duke u trajtuar intenzivisht në QKUK, pasi që i është rënduar jashtëzakonisht shumë gjendja shëndetësore”, ka thënë burimi.
I njëjti burim ka treguar se ende nuk dihet nëse ish-presidenti Thaçi do të vijë në Kosovë për ta vizituar nënën e tij, pas përkeqësimit të gjendjes së saj.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjendet në paraburgim në Hagë nga nëntorit i vitit 2020.
Se bashku në Thaçin në paraburgim janë edhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Gjatë këtyre viteve, ish-krerët e UÇK-së janë përballur me dhimbje të mëdha.
Ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në paraburgim në Hagë i kanë vdekur të dy prindërit.