Nëna e Presidentit Thaçi në mbështetje të marshit të 17 shkurt
Përfaqësuesit e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, vizituan sot në Burojë nënën e ish-presidentit Hashim Thaçi, Nënën Hyrë, për të marrë mbështetje për marshin që pritet më 17 shkurt në ora 14:00, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
“Sot, në Burojë, te pragu i një nëne që ka dhënë shumë për këtë vend, ndjemë peshën e historisë dhe forcën e heshtur të qëndresës. Nënë Hyrë, nëna e Presidentit Thaçi, qëndron si simbol i sakrificës, dinjitetit dhe besimit se drejtësia do të triumfojë,” thuhet në postimin e platformës.
“Sepse liria jonë nuk është rastësi. Është sakrificë. Është betim. Është histori që nuk zhbëhet. Më 17 shkurt, marshojmë jo vetëm me hapa, por me zemër. Për drejtësi. Për dinjitet. Për kthimin e çlirimtarëve në shtëpi,” përfundon postimi.