Nehat Mustafa fton Prokurorinë që ta përcjell subvencionimin për libra: Shpenzimet janë dy herë më shumë se buxheti i alokuar
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa ka reaguar në lidhje me subvencionimin e teksteve shkollore, ku ka thënë se ka rritje të shpenzimeve dy herë më shumë nga buxheti i alokuar.
Mustafa përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se dy ditë më parë kishte prezantuar dokumentin e shpalljes së tenderit për nxënësit nga klasa 1 deri në 9, dhe sipas tij tenderi kishte alokuar buxhetin mbi 4.3 milionë euro.
Që sipas tij MASHTI-i me subvencionimin prej 80 eurove do ta kaloj shumën prej 9 milionë euro.
Në fund Mustafa ka ftuar Komisionet Parlamentar dhe Prokurorinë e Shtetit që ta përcjellin me vëmendje këtë çështje.
Postimi i plotë:
Dyshimet vazhdojnë
Dy ditë më parë në postimin tim prezentova dokumentin e shpalljes së tenderit për të gjitha tekstet shkollore për klasët 1-5 dhe ato të gjuhës gjermane për klasët 6 dhe 8. Për këtë tender, MASHTI kishte alokuar buxhetin prej mbi 4.3 milion €.
Në postimin tim supozava se në rast që tekstet do të kushtojnë mesatarisht nga 75 € për nxënës, atëhere vetëm për tesktet 1-5 do të shpenzohen sê paku 9 milion €.
Ndaj këtij postimi tim dëgjova që kishte reaguar një këshilltar i ministres Nagavci duke e kontestu dhe e konsideru si shumë të lartë shumën mesatare prej 75 € për nxënës. Por, dje shefja e tij e ngriti këte shumë në 80 €, e kjo do të thotë që edhe tejkalohet buxheti prej 9 milion €.
Cfarë do të thotë tani ky "këshilltar", cili perfolet për shumë ndërhyrje e keqpërdorime ne ministri e institucione tê arsimit të lartë dhe që "befasisht" thuhet se është familjar UDBashi dhe se ka disa kallëzime penale.
Komisionet Parlamentare dhe Prokuroria e shtetit duhet ta përcjellin me vëmendje këtë çështje , sepse kemi rrithje të shpenzimeve pêr tekstet shkollore për më shumë se dy herë nga buxheti i alokuar .
Dhe kjo nuk besoj që është rastësi...
