Nga sot, prindërit mund aplikojnë për subvencionim e teksteve shkollore - NACIONALE

Nga sot, prindërit mund aplikojnë për subvencionim e teksteve shkollore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbërie Nagavci, ka treguar se nga sot, të gjithë prindërit që kanë fëmijët në shkollë nga klasa I deri në IX mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore.

Dje përmes një video të postuar në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka treguar se si do të bëhet ky subvencionimin.

Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore. Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore”, ka thënë Nagavci.

Lajme të ngjashme