Në veri të Mitrovicës, automjeteve u vendosen stikersat “SRB-KM” - NACIONALE

Në veri të Mitrovicës, automjeteve u vendosen stikersat “SRB-KM”

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në veriun e Mitrovicës, mëngjesin e sotëm janë parë vetura, targat e së cilave kanë stikersa me mbishkrimin “SRB-KM”.

Policia e Kosovës tashmë kanë ndalë në vendin e ngjarjes. Këtë për Nacioanlen e ka konfirmuar i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

“Për rastin është raportuar në polici. Policia është në vendin e ngjarjes. Ende nuk kemi ndonjë raport. Pasi të kthehen Policia kontaktojmë me prokurorin dhe shohim tutje”, ka thënë Hoti.

Qeveria e Kosovës më 29 qershor ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Lajme të ngjashme