Në vendin ku u vra heroi Enver Zymberi, është shkruar parulla “Këtu jemi” në gjuhën serbe - NACIONALE

Në vendin ku u vra heroi Enver Zymberi, është shkruar parulla “Këtu jemi” në gjuhën serbe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës e ka konfirmuar përmes raportit të tyre se në vendin ku u vra heroi i Kosovës, polici Enver Zymberi, janë dëmtuar kurorat, që u vendosën ditë më parë, për përvjetorin e tij.

Veç këaj, dikush ka shkruar parullën “Këtu jemi” në serbisht.

“Fsh. Varage e Poshtme, Zubin Potok 09.09.2022 – NN. Janë shkruar grafitë (parulla)- “Këtu jemi” në gjuhën serbe dhe flamuri i Serbisë. Këto grafite janë hasur në vendin e rënies së heroit Enver Zymberi. Po ashtu, aty janë shkartuar kurora me lule që ishin vendosur ditë më parë në atë vend. Nuk raportohet për të arrestuar.” Thuhet në raportin e policisë.

Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për këtë rast.

Lajme të ngjashme