Në vend të futbollistëve të Kosovës, deputetja Statovci poston fotografi të liderëve institucionalë, gazetari e tall keq në koment
Deputetja e pushtetit, Jeta Statovci, ka shkruar mbrëmë për fitoren e Kosovës ndaj Qipros në futboll, e cila është luajtur në stadiumin “Fadk Vokrri”.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka postuar një foto të çuditshme.
Në vend se të poston ndonjë fotografi të lojtarëve të Kosovës, Statovci ka postuar një fotografi ku shihet Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe dy bashkëpartiaket e saj, Donika Gërvalla dhe Faton Peci.
Si përshkrim të fotografisë, ajo kishte shkruar rezultatin e ndeshjes.
Ndaj kësaj fotografie të çuditshme ka reaguar gazetari Adriatik Kelmendi, i cili e ka pyetur deputeten se cili se kush është Kosova dhe kush Qipro.
