Në vend se të denoncojë dhunën, asamblisti i VV-së fajëson PDK-në për ndodhinë në shkollën “Ismail Qemali”
Ermal Osmani, asamblist i VV-së, në Asamblenë Komunale të Prishtinës, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook.
Për çudi, në vend se të denoncojë dhunën ndaj Rrahman Jasharajt, asamblisti i VV-së ka drejtuar akuza ndaj mësimdhënësve të shkollës “Ismail Qemali”.
Ai e ka bërë përgjegjës Partinë Demokratike të Kosovës për krejt atë çfarë ngjau në shkollën në kryeqytet.