Në spitalin e Mitrovicës kryhet një intervenim i rrallë
Në repartin e Ortopedisë të spitalit të përgjithshëm të Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, është kryer një intervenim i komplikuar.
Në këtë spital, kishte kërkuar ndihmë mjekësore një pacient i moshës 36-vjeçare. Ai kishte pësuar lëndime të rënda në këmbën e majtë, ku edhe kishte marrë disa thyerje.
Ky pacient iu është nënshtruar intervenimit kirurgjik me ç’rast është bërë reponimi i hapur i femurit të majtë dhe ostëosinteza me pllakë.
“Fraktura disa pjesëshe e femurit është prej traumave shumë të komplikuara dhe si e till paraqet sfid për trajtim. Operimi ka zgjatë rreth 3 orë e 10 minuta. Gjendja post operative e pacinetit është shumë e mirë dhe stabile”, thuhet në njoftimin e spitalit.