Në Shqipëri sërish rritet çmimi i naftës - NACIONALE

Në Shqipëri sërish rritet çmimi i naftës

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e naftës në Shqipëria.

Sipas vendimi të bordit nafta do të shitet me 248 Lekë/litër nga 239 Lekë që është aktualisht.

Kurse, benzina do të shitet me 201 Lekë/litër, nga 205 Lekë/litër.

Gazi do të shitet me 79 Lekë/litër.

Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative. Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet në bursën Platz të Mesdheut për gazoilin dhe benzinën, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të Dollarit. Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim. Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg. Situata që po kalojmë nuk është e zakonshme, ndaj dhe vendimet që marrim vijnë si përgjigje e zhvillimeve të ekonomisë vendase por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare”, është thuhet në njoftimin e Bordit.

Këto çmime do të hyjnë në fuqi sot në orën 18:00.

Lajme të ngjashme