Në Shillovë policia e gjenë pa shenja jete një person, që s’kishte dalë nga shtëpia për 3 ditë - NACIONALE

Në Shillovë policia e gjenë pa shenja jete një person, që s’kishte dalë nga shtëpia për 3 ditë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në fshatin Shillovë të Gjilanit policia e ka gjetur një mashkull kosovar pa shenja jete, i cili ishte raportuar se s’kishte dalë nga shtëpia për 3 ditë. Rasti është nën hetime.

“Policia është njoftuar nga dëshmitarët se një mashkull kosovar nuk e kanë parë të ketë dalë nga shtëpia për 3 ditë. Me vendim të prokurorit është hapur me forcë dera e shtëpisë ku viktima është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori si dhe ekipi i zjarrfikësve që kanë asistuar për tërheqjen e trupit pasi ishte dekompozuar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime.” – thuhet në raportin e policisë.

Lajme të ngjashme