“Në respekt të agjëruesve”, Drejtoria e Arsimit ndryshon orarin e mësimit në Kryeqytet - NACIONALE

“Në respekt të agjëruesve”, Drejtoria e Arsimit ndryshon orarin e mësimit në Kryeqytet

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Drejtori e Arsimit në Kryeqytet ka njoftuar se për shkak të muajit të Ramazanit ka rishikuar organizimin e procesit mësimor.

Përmes një njoftimi, kjo drejtori ka bërë me dije se një gjë të tillë e ka bërë në respekt të agjëruesve.

Në njoftim është treguar se do të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit dhe të reduktohen pushimet e gjata.

“Të nderuar nxënës, prindër dhe staf i shkollave të kryeqytetit, Për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në respekt të agjëruesve, Drejtoria e Arsimit ka rishikuar organizimin e procesit mësimor. Është vendosur që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit si dhe të reduktohen pushimet e gjata. Këto ndryshime bëhen me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit”, është thënë në njoftimin e Drejtorisë së Arsimit.

Lajme të ngjashme