Në QKUK e spitale rajonale po trajtohen 18 pacientë me Covid
Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 18 pacientë me koronavirus.
Sipas SHSKUK-së, në Klinikën Infektive po trajtohen tre pacientë, në Klinikën e Pediatrisë një pacient dhe një në Mjekim Intensiv.
Raporti i datës 23 gusht 2022:
Klinika Infektive, 3 pacientë, + 1 në Mjekimin Intensiv
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 6
Spitali i Prizrenit, 4
Spitali i Pejës, 2
Spitali i Gjilanit, 4