Në prag zgjedhjesh, Durmishi me videoadresim: Kemi filluar sanimin e gropave në të gjitha rrugët - NACIONALE

Në prag zgjedhjesh, Durmishi me videoadresim: Kemi filluar sanimin e gropave në të gjitha rrugët

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Pesë vjet pas marrjes së pushtetit, një ndër kritikat më të mëdha ndaj Vetëvendosjes nga partitë ish-opozita ishte mosinvestimi në infrastrukturë. Kur kjo parti tashmë ka plotësuar një mandat të plotë dhe mbajtur një tjetër si qeveri në detyre, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durimi, tha se po punohët për “sanimin e gropave në të gjitha rrugët që janë në kompetencë të Ministrisë.”

“Ashtu siç jemi zotuar javën e kaluar, sot kemi filluar sanimin e gropave në të gjitha rrugët që janë në kompetencë të Ministrisë. Brenda kësaj jave do t’i sanojmë të gjitha gropat në të gjitha akset rrugore. Siguria dhe qarkullimi i lehtë mbeten prioriteti ynë”, njofton Hysen Durmishi.

Lajme të ngjashme