Në Mitrovicën e Veriut pa reduktime të rrymës, Kraki me shokë shetiten: Bëjnë selfie te ‘Car Lazari’ - NACIONALE

Në Mitrovicën e Veriut pa reduktime të rrymës, Kraki me shokë shetiten: Bëjnë selfie te ‘Car Lazari’

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dikur analist, tash kandidat i Vetëvendosjes për deputet nga “Guxo”, Nezir Kraki është parë të shtunën në veri të vendit.

Në një video të publikuar nga “Kossev”, ai shihet duke ecur me disa persona, derisa pranë tyre është edhe Erden Atiq, kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Në një moment, ata shihen duke bërë edhe një “selfie” te “Car Lazari”.

Vlen të theksohet, se derisa shumë qytete të mëdha të Kosovës janë përballur me mungesë të energjisë elektrike, një situatë e tillë nuk ka ndodhur edhe në veri.

Lajme të ngjashme