Në mantel ushtarak, ambasadori Kapiti viziton trupat e FSK-së që po trajnojnë ushtarë ukrainas
Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti, i ka vizituar ushtarët e FSK-së që po trajnojnë trupa ukrainase në Mbretëri të Bashkuar.
“Po ndihem jashtëzakonisht krenar që vizitova ushtarët tanë, pjesë e INTERFLEX-it, duke trajnuar ushtarë ukrainas në Mbretëri të Bashkuar. Dedikimi dhe përkushtimi i tyre ndaj mbështetjes së aleatëve tanë është vërtet i lavdërueshëm” – shkroi Kapiti në rrjetin X, ku publikoi edhe një fotografi mes ushtarësh të FSK-së, i kamufluar me një mantel ushtarak kundër reshjeve.
Feeling incredibly proud to have visited our soldiers 🇽🇰 part of INTERFLEX, training Ukrainian 🇺🇦 soldiers in the UK. Their dedication and commitment to supporting our allies is truly commendable. 🇽🇰 🇬🇧 🇺🇦 pic.twitter.com/27yPLmd9DJ
— Ilir Kapiti (@IlirKapiti) April 19, 2024
Operacioni INTERFLEX përbëhet nga trupa të disa vendeve dhe udhëhiqet nga Britania e Madhe. Qëllimi i misionit është trajnimi dhe mbështetja e forcave ukrainase dhe nisi së zbatuari në korrik të vitit 2022.