Në Mal të Zi qeveria e Abazoviqit quhet tradhtare nga një parti rivale - NACIONALE

Në Mal të Zi qeveria e Abazoviqit quhet tradhtare nga një parti rivale

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore nga Abazovic, qeveria e tij ka filluar të kritikohet ashpërsisht nga partitë rivale. Madje në disa raste, me gjuhë të ashpër ajo po etiketohet si "qeveri tradhtarësh".

Këtë cilësim qeverisë së udhëhequr nga Abazoviq i ka dhënë partia socialdemokrate e Malit të Zi (SD), raporton Vijesti. “Qeveri tradhtare” është cilësuar ajo e Dritan Abazoviqit pas nënshkrimit të marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Fshehur, turpshëm, pas dyerve qorre dhe xhipave, siç firmoset çdo kapitullim dhe akt tradhtie në fund të fundit, me informacione të rreme nga kryeministri se sot nuk ka qenë nënshkrimi, sot është nënshkruar e ashtuquajtura Marrëveshja Themelore dhe prandaj. Qeveria tradhtare duhet të bjerë”, shkruhet në deklaratë e SD-së.

Për më tepër, SD e ka quajtur URA-n, partinë e Abazovicit, si "URA e turpshme".

Lajme të ngjashme