Në Klinikën e Kardiologjisë kryhet për herë të parë një intervenim i rrallë në zemër - NACIONALE

Në Klinikën e Kardiologjisë kryhet për herë të parë një intervenim i rrallë në zemër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Klinikën e Kardiologjisë është kryer një intervenim i rrallë në zemër tek një pacient i moshës 37 vjeçare.

Kështu ka bërë të ditur SHSKUK në një postim në Facebook, ku janë dhënë detajë më shumë për këtë intervenim.

Njoftimi i tyre:

Në Klinikën e Kardiologjisë, Shërbimi i Elektrofiziologjisë dhe Elektrostimulimit, për herë të parë u realizua me sukses ablacioni (djegia) radiofrekuent i takikardisë ventrikulare idiopatike të ventrikulit të majtë me qasje arteriale, te një pacient i moshës 37 vjeçare.

Klinika e Kardiologjisë vazhdon të zgjeroj gamën e shërbimeve intervente në fushën e çrregullimeve të ritmit, me metodologji bashkëkohore dhe fal angazhimit e profesionalizmit të personelit të specializuar në këtë fushë.

Këto procedura komplekse kryhen nën mbikqyrje të ekspertëve të huaj dhe konform udhërrëfyesve e rekomandimeve të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (ESC).

Lajme të ngjashme