Në Kaçanik gjendet një mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërorë, sot realizohet eksplodimi i kontrolluar
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Kaçanik është identifikuar një mjet pashpërthyer.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se dyshohet që mjeti është mbetur që nga Lufta e Dytë Botërorë.
Sipas policisë, mjeti në fjalë është tërhequr nga njësia e FSK-së për deminim.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në një mjetë të pa shpërthyer në pyllin e fshatit. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendin të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit, e cila dyshohet që është mbetur nga Lufta e Dytë Botërore”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.
Gazeta ka mësuar se mjeti luftarak sot do të eksplodohet. Eksplodimi i kontrolluar nga FSK-ja dhe KFOR-i do të realizohet në fshatin Stagovë të Kaçanikut.