Në Japoni, qenve u vendosen flladitëse për ta kaluar më lehtë vapën
Pronarët e qenve në Japoni tash mund të blejnë flladitëse që mund t’u vendosen në trup kafshëve të tyre për t’i freskuar gjatë valës së jashtëzakonshme të vapës.
Flladitësja punon me bateri, peshon vetëm 80 gramë dhe është e ngjitur në një rrjetë, duke e mundësuar qarkullimin e ajrit të freskët nëpër trupin e kafshës.
Rei Uzawa nga kompania e rrobave “Sweet Mommy” tha se ideja i erdhi, kur pa se sa u lodh kafsha e saj, kur e nxori për ta shëtitur.
Tokio është ballafaquar me valën më të gjatë të vapës që është regjistruar ndonjëherë – nga fundi i qershorit. Temperaturat arritën deri në 35 gradë për nëntë ditë rresht, pasi periudha e reshjeve përfundoi më herët se zakonisht.