Në dyvjetorin e vrasjes në Banjskë, sot nderohet polici hero Afrim Bunjaku
Nën patronatin e Ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sot organizohen aktivitete përkujtimore në nderim të dyvjetorit të rënies heroike të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Ceremonitë përkujtimore fillojnë me homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku, ku do të marrin pjesë edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.