Në disa pjesë të Anglisë shpallet zyrtarisht thatësia, pritet mungesë e ujit - NACIONALE

Në disa pjesë të Anglisë shpallet zyrtarisht thatësia, pritet mungesë e ujit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Thatësia është shpallur në pjesë të mëdha të Anglisë. Vera më e thatë në dekadat e fundit po i rrezikon shumë njerëz nga mungesa e ujit.

Në statusin e zonave të thatësisë do të përfshihen pjesë në jugperëndim, jug e lindje të Anglisë, njoftoi Departamenti për Mjedis, Ushqim dhe Çështje Rurale.

Të enjten, ekspertët paralajmëruan se vetëm reshjet e jashtëzakonshme të shiut në pjesët e prekura nga thatësia gjatë vjeshtës dhe dimrit do ta siguronin kthimin e nivelit normal të burimeve të ujit para vitit të ardhshëm, duke shkaktuar shqetësim se kufizimet mund të zgjasin deri më 2023.

“Periudha vjeshtë – dimër si tërësi do të jetë kritike ndaj asaj se cila do të jetë pozita e burimeve ujore gjatë hyrjes në vitin 2023”, tha Jamie Hannaford, hidrolog në Qendrën për Ekologji dhe Hidrologji.

Lajme të ngjashme