Ndryshoi zhanër, Bajqinovci nuk ia bën “urën” opozitës: Për 20 vjet, i la punëtorët me 170 euro
Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, tashmë ka ndërruar zhanër. Ditëve të fundit, që nga vizita e Ëilliam Burns, shef i CIA-sm, Bajqinovci e përmendi vetëm një herë çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.
Në një postim të fundit, Bajqinovci sërish s’ka folur për urën. Në statusin e fundit, Bajqinovci e ka kritikuar opozitën rreth pagës minimale.
“Kundër rritjes së pagës minimale ishte po kjo opozitë, dëshmia është videoja ku ministrat dalin kundër. Për 20 vjet, opozita ka lënë punëtorët, rojet, pastruesit, sigurimin, kamarierët dhe shumë kategori të tjera me paga të pamjaftueshme, për vetëm 170 euro! Sot, kur qeveria aktuale propozon një rritje të pagës minimale në 350 euro, të njëjtët individë dhe parti janë prapë kundër!” – ka shkruar ai.