Ndryshim temperaturash, nesër priten reshje të lehta të shiut - NACIONALE

Ndryshim temperaturash, nesër priten reshje të lehta të shiut

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me vranësira dhe mundësi për reshje shiu, kohë pas kohe do të ketë edhe intervale të shkurtra me diell.

Era do të fryjë nga i veriu dhe lindja e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 15-55 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 15 deri në 17 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 27 gradë Celcius.

Ndërsa gjatë ditëve tjera parashihen kushte për reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.

Lajme të ngjashme