Ndonëse ditë vikendi, Kurti e sulmon LDK-në: Partner i paqëndrueshëm në Qeveriën Kurti I - NACIONALE

Ndonëse ditë vikendi, Kurti e sulmon LDK-në: Partner i paqëndrueshëm në Qeveriën Kurti I

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti ka mbajtur një fjalim në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën e drejton që nga themelimi, përjashtimisht 3 vite kur kryetar ishte zgjedhur Visar Ymeri.

Në këtë fjalim, e ku Kurti foli për shumçka, gjeti kohë edhe për ta thumbuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Duke folur për momentet e mira të LVV-së, Kurti e komentoi kohën kur bashkëqeverisi shkurtimisht me LDK-në, të cilën e quajti partner jo të qëndrueshëm.

“Në tetor të vitit 2019 dolëm të parët në zgjedhje, dhe në shkurt të vitit 2020 e krijuam qeverinë e parë të udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, qeveria Kurti 1 siç po e quajnë ata që kanë qejf të numërojnë. Kjo qeveri nuk zgjati shumë sepse na qëlloi partneri jo i qëndrueshëm për interesa shtetërore e kombëtare”, tha Kurti.

Lajme të ngjashme