“Ndjësi e veçantë”: Gazetari shqiptar takon në Izrael hebrejen që e strehoi gjyshi i tij në Shqipëri - NACIONALE

“Ndjësi e veçantë”: Gazetari shqiptar takon në Izrael hebrejen që e strehoi gjyshi i tij në Shqipëri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Jul Kasapi, gazetar në A2 në Shqipëri, tashmë gjendet në Izrael, ku ka shkuar të raportojë në lidhje me luftimet mes shtetit izraelit dhe militantëve të Hamasit.

Por Kasapi ka shpërndarë një fotografi nga takimi me një hebreje, të cilën gjyshi i tij e kishte shpëtuar gjatë luftës së dytë botërore, kohë kur ndaj hebrenjëve po kryhej Holokausti.

Në shkrimin e tij, Kasapi ka treguar historinë e mbrojtjes së familjes hebreje nga familja shqiptare, në kohën kur shumë vende evropiane kontribuan aktivisht në makinën shkatërruese të Gjermanisë naziste.

“Ndjesi e veçantë takimi me Eni Francis. Familja e saj u shpëtua nga gjyshi dhe stërgjyshja ime Zyrha dhe Hamdi Kasapi përgjatë luftës së dytë botërore kur nazistët i kërkonin. Eni ishte vetëm 6 vjeç sot ajo është e moshuar dhe kujton kohën kur u shpëtua në Shqipëri dhe se si është që të kesh të njëjtën ndjesi frike pas kaq shumë vitesh. Stay tuned #A2CNN - its not about missiles and shelling its about life stories!!” – shkroi ai në Facebook.

Lajme të ngjashme