"Mbështesim kalimin e FSK-së në forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike", Ndihmës Sekretari i Shtetit O’Brien takon Maqedoncin
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka takuar Ndihmës Sekretarin e departamentit të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Jim O’Brien. Në takim është diskutuar për "mbështetjen e SHBA-ve për Forcën e Sigurisë të Kosovës që të jetë një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike."
”Ne e mbështesim Forcën e Sigurisë së Kosovës ndërsa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO-ja, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile. Kënaqësi për takimin me ministrin kosovar të Mbrojtjes @EjupMaqedonci sot dhe riafirmojmë partneritetin tonë me Kosovën”, ka shkruar O’Brien.
We support the Kosovo Security Force as it transitions to a multi-ethnic, professional, NATO-interoperable, territorial defense force, subject to civilian oversight. Great to meet Kosovan Minister of Defense @EjupMaqedonci today & reaffirm our partnership with Kosovo 🇽🇰. pic.twitter.com/9rL4odVgMe
— Assistant Secretary Jim O'Brien (@StateEUR) December 13, 2023