Ndihma duhet urgjent: Hoti shkon në Drenicë, kërkon menjëherë shumë fikse nga Qeveria për familjet e dëmtuara - NACIONALE

Ndihma duhet urgjent: Hoti shkon në Drenicë, kërkon menjëherë shumë fikse nga Qeveria për familjet e dëmtuara

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar familje e biznese në Skënderaj që janë dëmtuar nga vërshimet e fundit. Dhe, fotografitë që ka ndarë ai me ndjekësit në Facebook, janë më shumë se prekëse.

Hoti ka deklaruar se “Duhet ndihmë urgjente për këto familje për të ripartuar dëmet në shtëpitë e tyre” derisa ka treguar edhe konkretisht se si duhet të jetë ajo ndihmë.

“Pres që niveli qendror të ndajë sa më parë një fond emergjent, ku secilës familje i ndihmohet me një shumë fikse për blerjen e pajisjeve elementare shtëpiake dhe për meremetimet e nevojshme, në mënyrë që të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre.”

Duket ide e mirë, por a do ta zbatojë Qeveria? Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po sot udhëtoi për në Skënderaj ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Fadil Nurën.

“Ndihma duhet urgjent,” – ka apeluar ish-kryeministri.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme