Ndeshja ndaj Dritës, "Plisat" bllokojnë rrugën “Luan Haradinaj”
Ka mbetur më pak se një orë para se të nis derbi mes Prishtinës dhe Dritës në "Fadil Vokrri".
"Bardhëkaltërit" do të kërkojnë vetëm fitore ndaj Dritës, në mënyrë që të vazhdojnë të garojnë për titullin kampion.
E para kësaj sfide, afër stadiumit janë shfaqur tifozëria e Prishtinës "Plisat", të cilët kanë bllokuar rrugën “Luan Haradinaj”.


"Plisat" kanë nisur këngët e tyre si mbështetje e mëhershme për klubin nga kryeqyteti.
Ndërkohë, përballja mes Prishtinës dhe Dritës nis në ora 19:00.