Ndërtimi i fushës së sportit në Peran të Podujevës, asambleisti i LDK-së akuzon VV-në për keqpërdorim të taksave
Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Qëndrim Softolli, ka vizituar vendin ku ishte planifikuar ndërtimi i Fushës Sportive në Peran.
Përmes një videoje, Softolli ka bërë të ditur se ky projekt ka nisur me ardhjen në pushtet të VV-së dhe tani gjendja e kësaj pjese është e mjerueshme.
Më tej ai ka theksuar se në këtë projekt u vodhën taksat e qytetarëve.