Ndërpritet ndeshja Leeds - Arsenal për shkak të ndaljes së rrymës
Ndeshja ndërmjet Leeds United e Arsenal në kuadër të xhiros së 11-të është ndërprerë përkohësisht për shkaqe teknike, ku kishte problem komunikimi mes gjyqtarit kryesor dhe dhomës së VAR-it, pasi në Elland Road u ndal rryma.
Për shkak të një problemi teknik të sistemit të komunikimit mes gjyqtarëve ndeshja është ndërprerë, njofton faqja zyrtare e Arsenal në Twitter.
Due to a power cut at Elland Road, the game has been temporarily suspended.
— Arsenal (@Arsenal) October 16, 2022
Në Elland Road u zhvilluan vetëm pesë minutat e parë të takimit dhe rezultati nuk kishte ndryshim, ai i fillimit 0:0.