Ndërmarrja e Pastrimit në Mitrovicë largon “barrikadën”: Iu përgjigjem kërkesës së institucioneve të Kosovës
Gazmend Morina, kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike të Pastrimit “Uniteti”, ka thënë se kanë larguar pengesat e vendosura dje në veri nga qytetarët atje.
Morina përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se iu kanë përgjigjur kërkesës së institucioneve të Kosovës për përkrahje.
“Sot ndihmuam ne largimin e pengesave rrugore prej zhavori ne Leposaviq, duke i bere rruget plotesisht te kalueshme. Edhe pse Leposaviqi eshte mbi 30 km larg zones tone te veprimit dhe me siguri te brishte, nuk hezituam ne realizimin e kryerjes e ketyre se puneve.” – tha ai.
Postimi i plotë:
Na heqim edhe barrikada!
KRM "Uniteti" sikurse dje, edhe sot iu pergjigj kerkeses se institucioneve te Kosoves per perkrahje ne largimin e pengesave rrugore te vendosura dje ne veri nga huliganë serb.
Sot ndihmuam ne largimin e pengesave rrugore prej zhavori ne Leposaviq, duke i bere rruget plotesisht te kalueshme.
Edhe pse Leposaviqi eshte mbi 30 km larg zones tone te veprimit dhe me siguri te brishte, nuk hezituam ne realizimin e kryerjes e ketyre se puneve.
Fjaleve iu pergjigjemi me vepra!