Biografia e Jakup Krasniqit në faqen e presidencës, Osmani: Do të gjendet personi që e ka bërë atë ndërhyrje të papranueshme - NACIONALE

Biografia e Jakup Krasniqit në faqen e presidencës, Osmani: Do të gjendet personi që e ka bërë atë ndërhyrje të papranueshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani tha se janë duke vazhduar hetimet për gjetjen e personit që ka ndërhyrë në webfaqen e Presidencës, duke e përshkruar Jakup Krasniqin si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Osmani tha se do të ketë takime me institucionet e sigurisë, ndërsa e cilësoi të papranushme ndërhyrjen.

“Unë do të kem takime me institucionet e sigurisë sa i përket veprimeve të policisë, kurse hetimet sa i përket kompanive që kanë qenë më herët të angazhuara për menaxhim dhe janë tani e po vazhdojnë. Takimet janë duke vazhduar derisa të gjendet personi që e ka bërë atë ndërhyrje të papranueshme”, u shpreh Osmani.

“Do të sigurohem që patjetër të zbulohet kush e ka bërë një ndërhyrje të tillë”, shtoi presidentja.

Lajme të ngjashme