Ndërhyri për ta ndarë burrin e saj gjatë rrahjes, gruaja theret me thikë në Prishtinë - NACIONALE

Ndërhyri për ta ndarë burrin e saj gjatë rrahjes, gruaja theret me thikë në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua ka pësuar lëndime në dorë pasi një i dyshuar e ka goditur me thikë në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, “ankuesja kosovare ka raportuar në polici se derisa ka ndërhyre për ti ndarë gjatë një rrahje burrin të saj dhe dy të dyshuar meshkuj kosovar njëri nga të dyshuarit e ka goditur me thikë në dorë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Një nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje teksa tjetri gjendet në arrati.

Raporti i plotë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rr. Mustafë Kruja, Prishtinë 08.05.2023 – 11:40. Ankuesja kosovare ka raportuar në polici se derisa ka ndërhyre për ti ndarë gjatë një rrahje burrin të saj dhe dy të dyshuar meshkuj kosovar njëri nga të dyshuarit e ka goditur me thikë në dorë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

Lajme të ngjashme