Ndalohet vetura me targa suedeze, po kontrabandonte mallra
Policia kufitare e Kosovës, ka ndalur një veturë me targa suedeze, e cila po tentonte te hynte në Kosovë përmes vijes kufitare Kosovë-Serbi.
Në makinë u gjetën paisje elektonike si llaptop, zmadhues të zërimit, shtëpiza kompjuterike, monitorë, radio elektronike, mall komercial amvisërie (aparat për kafe), motor i motoskafit, një sasi e trotinetëve elektrikë, kositëse e barit me benzinë dhe pajisje e vegla tjera pune.
Sipas policisë rasti është duke u trajtuar nga njesitët përkatës dhe shoferi i automjetit është derguar në mbajtje për 48 orë.