Ndalohet një person për falsifikim dokumentesh dhe vjedhje identiteti - NACIONALE

Ndalohet një person për falsifikim dokumentesh dhe vjedhje identiteti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale "Falsifikim i dokumenteve", gjatë një kontrolli rutinor në Mitrovicë të Veriut. I dyshuari, shtetas kosovar, kishte një urdhërarrest aktiv dhe gjatë ndalimit është prezantuar me një identitet të rremë.

Sipas njoftimit, letërnjoftimi me të cilin ishte prezantuar dyshohet të jetë i falsifikuar. Gjatë kontrollit, u gjet dhe një patentë shoferi e dyshuar si e falsifikuar.

Prokurori i rastit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet procedurë për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve".

Lajme të ngjashme