Ndalohet një person në aeroportin e Prishtinës, dyshohet për dokumente të falsifikuara
Një person është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi gjatë tentimit për të udhëtuar në linjën Prishtinë–Berlin ka paraqitur një pasaportë dhe një letërnjoftim të një shteti tjetër, për të cilat ekziston dyshimi se janë të falsifikuara.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është evidentuar më 21 mars 2026, rreth orës 15:30. Me vendim të prokurorit, dokumentet janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.
"FALSIFIKIM I DOKUMENTIT/ANP-së “Adem Jashari’’, 21.03.2026-15:30. I dyshuari m/k duke tentuar të udhëtoj në destinacionin Prishtinë- Berlin ka prezantuar dokumentet –pasaportën dhe letërnjoftimin një shteti tjetër që dyshohej se janë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit dokumentet i janë konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt."