Ndalja e Dialogut Strategjik nga ShBA “është goditje amerikane ndaj Vjosa Osmanit se nuk u shkëput nga Kurti” - NACIONALE

Ndalja e Dialogut Strategjik nga ShBA “është goditje amerikane ndaj Vjosa Osmanit se nuk u shkëput nga Kurti”

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Suspendimi i Dialogut Strategjik që erdhi me vendim të Departamentit amerikan të Shtetit, sipas deputetit të PDK-së, Artan Behrami, është goditje ndaj Vjosa Osmanit, Presidente e Kosovës, kur kjo e fundit u rirreshtua me Albin Kurtin.

“Ato kinse fërkimet që Vjosa Osmani i ka pas me Albin Kurtin kanë qenë artificiale. Suspendimi i Dialogut Strategjik ka qenë goditje amerikane ndaj Vjosa Osmanit se sa ndaj Albin Kurtit, sepse iniciativë e saj ka qenë.

Në momentin që VO nuk ëshjtë shkëput nga Albin Kurti, ka pasur një veprim të tillë. Por, ajo temë i takon të së kaluarës.

Këta kanë abuzu me marrëdhëniet me Amerikën”, tha Behrami në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme