Ndalimi i shqiponjës nga Specialja, Berisha: Kjo gjykatë nuk e ka për synim drejtësinë - NACIONALE

Ndalimi i shqiponjës nga Specialja, Berisha: Kjo gjykatë nuk e ka për synim drejtësinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, e cila dje nuk ka lejuar që Jakup Krasniqi të paraqitet në seancë me një kollare me shqiponjë.

Ai ka bërë me dije se kjo e vërteton se Specialja nuk e ka për synim drejtësinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se kjo gjykatë është sponzorizuar nga Serbia dhe Rusia me argatët e tyre në Kosovë.

“Fakti që shqiponja në kolleren e Jakup Krasniqit i pengon Gjykatës në Hagë, vetëm sa e vërteton dyshimin se kjo gjykat e sponzorizue nga Serbia dhe Rusia me argatët e tyre në Kosovë të cilët janë strehu nën ombrellën e regjimit aktual, nuk e kanë synim drejtësin, por kanë qëllim luftën kundër identitetit shqiptarë të cilën me kranari e ka bartur dhe është identifikuar UÇK-së. Çdo gjë pritet vetëm drejtësi nuk pritet nga një gjykatë që i pengon shqiponja!”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme