Ndalimi i rikthimit te “Xhamia e Llapit”, sot protestojnë transportuesit - NACIONALE

Ndalimi i rikthimit te “Xhamia e Llapit”, sot protestojnë transportuesit

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Transportuesit sot do të protestojnë.

Protestë do të mbahet sot para objektit të Komunës së Prishtinës, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për rikthimin e ndalesës së autobusëve te Xhamia e Llapit.

Protesta do të organizohet nga operatorët e linjës, të cilët kundërshtojnë këtë vendim duke e konsideruar atë të dëmshëm për funksionimin e shërbimit të tyre dhe për qarkullimin në qytet.

Sipas njoftimit nga Shoqata, nisja e autobusëve nga Podujeva drejt Prishtinës është paraparë në orën 08:00, ndërsa grumbullimi i protestuesve do të bëhet para objektit të komunës menjëherë pas mbërritjes në kryeqytet.

Lajme të ngjashme