Ndalimi i kravatës së Krasniqit, Lushi paralajmëron Specialen: Shqiptarët s’do të jenë gojëmbyllur
Uk Lushi, ish-ushtarak në UÇK, ka shkruar një shkrim të shkurtër në “X”, ku ka komentuar zhvillimin e fundit në Dhomat e Specializuara.
Lushi ka shkruar në lidhje me ndalimin e kravatës me shqiponjë të Jakup Krasniqit, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, që akuzohet nga Gjykata Speciale për krime kundër njerëzimit.
Në shkrimin e tij, Lushi ka pasur një krahasim dhe një paralajmërim për Gjykatën Speciale.
“Ndalimi i shqiponjës dykrerëshe e i ngjyrave shqiptare kuq e zi është për shqiptarët si ndalimi i Yllit të Davidit për hebrenjtë. Dhomat e Specializuara do të shndërrohen në institucion nazist, nëse nuk ndërpresin menjëherë ndalimin e simboleve shqiptare. Shqiptarët nuk do të jenë gojëmbyllur” – ka shkruar ai.
Banning the double-headed eagle and red & black Albanian national colors is for Albanians like banning the Star of David for Jews. @SpecialChambers will turn into a Nazi institution if it doesn’t immediately stop the prohibition of Albanian symbols. Albanians will not be silent.
— Uk Lushi (@UkLushi) July 9, 2024