Ndalimi i festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”, Kurti: Në vend të artistëve, fjala iu dha grupeve të huliganëve - NACIONALE

Ndalimi i festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”, Kurti: Në vend të artistëve, fjala iu dha grupeve të huliganëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Serbia e ka ndalur festivalin “Mirëdita, Dobar Dan”.

Për një veprim të tillë ai ka kritikuar Qeverinë në Beograd.

Në platformën e tij në “X”, ai ka shkruar se në vend të artistëve, Serbia fjalën ua ka dhënë grupeve të huliganëve.

“Pasi refuzoi edhe një herë nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore të lehtësuar nga BE-ja, të miratuar nga SHBA-ja, Serbia mbylli të enjten një nismë tjetër të sponsorizuar nga BE, festivalin e “Mirëdita, Dobar Dan”. Një festival kulturor me një histori dhjetëvjeçare të festimit të diversitetit dhe bashkimit të artistëve nga Kosova dhe Serbia, “Mirëdita, Dobar Dan” u rrëmbye nga ZKM i Serbisë Vulin dhe MPB Dacic, të cilët e deformuan atë, përtej njohjes, në një paradë groteske të urrejtjes dhe mesazhe diskriminuese. Në vend të artistëve, fjala iu dha grupeve të huliganëve”, ka shkruar Kurti.

Sipas kryeministri të Kosovës, me këtë veprim Serbia edhe një herë k treguar se është kundër paqes.

Lajme të ngjashme