"Ndalimi i dinarit" aktivizon Petkoviqin, thërret takim me diplomatë evropianë - NACIONALE

"Ndalimi i dinarit" aktivizon Petkoviqin, thërret takim me diplomatë evropianë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë”, Petar Petkovic, ka zhvilluar një seri takimesh me zyrtarë të misionit të BE-së në Beograd në lidhje me hyrjen në fuqi nga 1 shkurti të Rrregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, nga kur edhe do të ndalohen pagesat/tranksionet dhe përdorimti i valutës serbe (dinarit) në Kosovë.

Petkoviq shkroi në rrjetin e tij në “X” se bashkfolësit e tij “patën interes” të dëgjojnë rreth kësaj teme, të cilëve tha se “u përçova mesazhet dhe argumentet rreth pasojave shkatërrimtare” te serbët e Kosovës.

Vendimi për ndalimin e dinarit nuk është mirëpritur as nga diplomatët ndërkombëtar në Kosovë, më së theksueshmi Departamenti amerikan i Shtetit ka kërkuar “rishikimin e këtij vendimi”, i cili, sipas tyre, është i nxituar dhe jo mjaftueshëm i paralajmëruar paraprakisht që komuniteti serb të adaptohet me të.

Lajme të ngjashme