Ndahet nga jeta Artan Lame, e konfirmon nëna e tij: Momenti i mallkuar erdhi
Në moshën 58-vjeçare ka ndërruar jetë Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës.
Lajmin e ka konfirmuar nëna e tij, Diana Lame.
Në profilin e saj në “Facebook”, ai ka shkrua disa fjalë prekëse për djalin e saj.
"Të nderuar shokë, miq dhe dashamirës. Nuk më bën dora të shkruaj për humbjen e të shtrenjtit, djalit tim të dashur Artan Lame . Po ky moment i mallkuar erdhi dhe më shoi atë shpresë që mu ngjall dje. Shpresoja sepse më premtoi që do kthehej,“ ….-nuk e kam mendjen te e nesërmja (që do operohej) jam mirë , jam i qetë por po përqendrohem te Muzeu.” Edhe nga gjumi ta zgjoje për Muzeun fliste.Kur Tanin të ma sjellin këtu do t’ju bëjmë të ditur procedurat e mëtejeshme" ka shkruar Lame.