NATO i benë thirrje Rusisë që të rikthejë marrëveshjen e drithërave
Pas pezullimit të marrëveshjes për drithërat nga Rusia, ka reaguar edhe NATO.
NATO, i ka bërë thirrje Rusisë, që menjëherë në mënyre urgjente të rikthejë marrëveshjen e cila është negociuar nga OKB-ja.
Putinit, i është kërkuar që të rishqyretojë vendimin e tij për të mundësuar që ushqimi të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë.
‘’Presidenti Putin duhet të ndalojë së ‘armatosuri’ ushqimin dhe t’i japë fund luftës së tij të paligjshme kundër Ukrainës,” ka thenë zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.
Rusia ka pëzulluar marrëveshjën e ndërmjetesuar nga OKB-ja më preteksin se Kievi ka kryer ‘sulm terrorist’, mbi një flotë anijësh në Detin e Zi.