NATO gati për të nisur stërvitjet bërthamore - NACIONALE

NATO gati për të nisur stërvitjet bërthamore

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

NATO ka thënë se javën e ardhshme do të vazhdojë me stërvitjet vjetore të gatishmërisë bërthamore të njohura si "Steadfast Noon”.

Në këto stërvitje, forcat ajrore të NATO-s praktikojnë përdorimin e bombave bërthamore me bazë në Evropë me fluturime stërvitore.

Duke folur për stërvitjet, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se anulimi i tyre për shkak të luftës në Ukrainë, do të dërgonte “një sinjal shumë të gabuar”.

Duke qenë se, java e fundit ka qenë veçanërisht intensive në Ukrainë, pasi vendi u përball me lëshimin e më shumë se 100 raketave nga forcat ruse të cilat goditën infrastrukturën energjetike dhe objektiva të tjera joushtarake, një ditë më parë, aleatë nga 50 vende u mblodhën në selinë e NATO-s, ku morën vendim për armatosjen e Ukrainës me sisteme të mbrojtjes ajrore.

Lajme të ngjashme