Natasha Kandiq i del në ndihmë Fatmir Shehollit pas arrestimin nën dyshime për spiunazh, e quan “të turpshme” - NACIONALE

Natasha Kandiq i del në ndihmë Fatmir Shehollit pas arrestimin nën dyshime për spiunazh, e quan “të turpshme”

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Aktivistja serbe për të drejta të njeriut, Natasha Kandiq, i ka dalë në mbështetje Fatmir Shehollit të arrestuar sot në mëngjes nën dyshime për spiunazh.

Sheholli është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Speciale ndërsa pritet të procedohet më tej për rastin e tij.

Kandiq e quajti “të turpshme” arrestimin e Shehollit, ndërsa kërkoi nga Prokuoria e Kosovës të ofrojë prova për pretendimet.

“Arrestimi i Fatmir Shehollit, Drejtor i Institutit për Pohimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Kosovë, si një "spiun serb" është i turpshëm. Zyra e Prokurorit të Kosovës është e detyruar të paraqesë publikisht prova të një dyshimi dhe shpifje kaq të ndyrë”, tha ajo në “X”

Lajme të ngjashme